Alarmante: Çfarë po ndodh në Prizren, katër vetëvrasje për tri javë ?!
Shkruan: Qazim Morina / Prizren
Prizreni, sot u trondit sërish me një lajm shumë të trishtueshëm. Derisa sa rastet e dhimbjes ende janë të freskëta në shumë familje dhe në opinionin e gjerë qytetar, paradite u raportua edhe për një rast shumë të rëndë.
Edhe një bashkëqytetar yni 54 vjeçar iku tinëzisht, (me dyshimin se) i dha fund jetës me vullnetin e tij. Brenda tri jave ky është rasti i katërt i njëpasnjëshëm tragjik i vetëvrasjes, mes të cilëve një i ri 24 vjeçar dhe një veteran i luftës së UÇK-së, i cili u dogj në veturë.
Kjo situatë është një Alarm për të gjithë segmentet e shoqërisë.
Duhet intervenim nga të gjithë faktorët, dhe mbledhje urgjente e Këshillit për Siguri në Bashkësi në Prizren!
Nuk duhet të humbet aspak kohë! /Gazeta e Prizrenit.
Lexo edhe: