26-04-2024

Alush Shala jep dorëheqje nga PDK 

Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal në Prizren, Alush Shala ka dhënë dorëheqje nga partia e tij, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Për këtë ai ka njoftuar edhe në ‘facebook’, ndërsa ka  falënderuar të gjithë për mbështetjen e deritashme.

“Të nderuara struktura, simpatizantë dhe mbeshtetësit të mi me lejoni t’ju  falënderoj për mbështetjen e treguar ndaj mej në të gjithë rrugëtimin tim politik. Ju njoftoj se nga sot kam dhënë dorëheqje të parevokushëm nga të gjitha pozitat e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai./GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.