Ambasada Amerikane përkrah shoqërinë civile, për shkarkimin nga Haskuka të drejtorit me aktakuzë
Nismën e disa organizatave të shoqërisë civile në Prizren, që ditë më parë i kanë kërkuar kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës, shkarkimin e drejtorit për Ekonomi dhe Financa, Ertan Simitçiut, për shkak të ngritjes së aktakuzë nga Prokuroria, tashmë e ka përkrahur edhe Ambasada Amerikane, që kanë shprehur mbështetje për shoqërinë civile, që kanë folur për Sundimin e Ligjit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Simitçiu, ish-drejtor i Ramadan Mujës, që ka vazhduar postin edhe në qeverisjen e Haskukës akuzohet për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
Postimin e Ambasadës e kanë shpërndarë edhe zyrtarë të OJQ-ve.
Në reagimin e Ambasadës Amerikane në ‘facebook’, thuhet:
“Shtatë organizata të shoqërisë civile në Prizren kanë reaguar duke i kërkuar kryetarit të komunës të shkarkojë zyrtarin e akuzuar, duke e obliguar kryetarin të qëndrojë prapa premtimit të tij për t’u marrë me korrupsion në mënyrë serioze. Jemi të kënaqur që shohim qytetarët që marrin në mënyrë serioze rolin mbikëqyrës dhe duke folur për Sundimin e Ligjit”./GazetaePrizrenit.net/
Lexo edhe:
OJQ-të i kërkojnë Haskukës shkarkimin e drejtorit të akuzuar për keqpërdorim detyre