Ambasada e Kosovës në Austri del me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentëshoferëve
Ambasada e Kosovës në Austri, ka njoftuar se nga 1 marsi, do të hyjë në fuqi ndryshimi i rregullores zbatuese të Ligjit të patentës së shoferëve në Austri, i cili lehtëson procedurën e konvertimit të patentës së shoferit për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së Kosovës, në Austri
Zyrtarisht nga 1 mars 2025, hyn në fuqi ndryshimi i rregullores zbatuese të Ligjit të patentës së shoferëve në Austri, i cili lehtëson procedurën e konvertimit të patentës së shoferit për shtetasit e Republikës së Kosovës
Tani zyrtarisht nga data 1 mars 2025, hyn në fuqi ndryshimi i rregullores zbatuese të Ligjit të Patentës së Shoferëve në Austri, i cili lehtëson procedurën e konvertimit të patentës së shoferit për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë
Ky lehtësim vlen për të gjitha kategoritë e patentave të shoferit të lëshuara në Republikën e Kosovës.
Lexo: https://gazetaeprizrenit.net/kjo-eshte-gruaja-qe-u-gjet-pa-shenja-jete-ne-banesen-e-saj-ne-suhareke/