Ambasada e Kosovës në Austri ka një njoftim për bashkatdhetarët

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton të gjithë shtetasit e saj se me lehtësimin e masave në Austri, shërbimi Konsullor do të punojë vetëm me terminë paraprake dhe duke u dhënë përparësi rasteve emergjente.

Në vijim e keni të ngarkuar njoftimin e plotë:“

Me lehtësimin e masave të lëvizjes dhe respektimin e rregullave të distancës për parandalimin e virusit Covid -19 në Austri, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ju njofton se Shërbimi Konsullor do të punojë vetëm me termine paraprake, duke u dhënë përparësi rasteve emergjente”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Për termine dhe informata:tel.: +43 1 504 74 00 (orari 10.00-12.00 dhe 13.30-16.00) ose me E-Mail: consulate.vienna@rks-gov.net Numri emergjent: +43 664 2233 409 (vetëm për raste emergjente).