Ambasada e Kosovës në Itali njofton kosovarët për procedurat e riatdhesimit
Ambasada e Kosovës në Itali përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se fluturimi i posaçëm për riatdhesimin e shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali, do të realizohet më 31 maj 2020 në ora 13:55, nga aeroporti i Milano ‘Malpensa’ në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Për detaje teknike/administrative të këtij fluturimi, ambasada fton qytetarët që të kontaktojnë kompaninë “Air Prishtina”, e cila është përgjegjëse për garantimin e këtij udhëtimi, kostot përkatëse dhe çdo shërbim tjetër.
Më poshtë gjeni njoftimin e Ambasadës Italiane:
Njoftim për fluturimin Itali – Kosovë
Të nderuar bashkëatdhetarë,
fluturimi i posaçëm për riatdhesimin e shtetasve tanë me banim/qëndrim në Itali, do të realizohet me datën 31 maj 2020 në ora 13:55, nga aeroporti i Milano Malpensa në Aeroportin e Prishtinës.
Për detaje teknike/administrative të këtij fluturimi, jeni të lutur të kontaktoni drejtpërdrejtë me kompaninë “Air Prishtina”, e cila është përgjegjëse për garantimin e këtij udhëtimi, kostot përkëtase dhe çdo shërbim tjetër.
Kontaktet e “Air Prishtina” janë:
Contact Center 24h në Itali +390 240 708 009; ose në Kosovë +383 38 222 099.
Faleminderit për mirëkuptimin!