26-04-2024

Ambasada e Kosovës në Slloveni jep detaje për vdekjen e të riut nga Suhareka

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka konfirmuar se parmbrëmë në një aksident trafiku ka vdekur një i ri, kurse një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Konsulli i Kosovës në Slloveni, Petrit Hajdari për Koha.net ka thënë se policia sllovene i lajmëruar se dy të rinj shqiptarë janë aksidentuar, e fatkeqësisht njëri prej tyre ka vdekur, kurse tjetri është duke marrë trajtim mjekësor.

“Si Ambasadë na vjen shumë keq për këtë rast. Ne kemi njoftuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Departamentin për çështje konsullore. Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion kurse tjetri është në trajtim mjekësor”, ka thënë Petrit Hajdari, konsull i Kosovës në Slloveni.

Ndërkaq nëpër rrjetet sociale dhe portale në Suharekë kanë njoftuar se bëhet fjalë për Mersel Xh. Zmalajn nga fshati Grejkoci i Suharekës, që ndërroi jetë  si pasojë e këtij aksidenti.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.