Ambasada e SHBA-së në Kosovë reagon pas përmbylljes së procesit zgjedhor në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet e parakoshme parlamentare.

Përmes një postimi në Facebook, thanë se është inkurajuese për të parë shumë qytetarë që dalin të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia.

Ajo tha se duhet t’i jepet hapësirë KQZ-së dhe institucioneve të tjera për t’i numëruar votat.

“Inkurajuese për të parë kaq shumë qytetarë që dalin të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tani është e rëndësishme t’i jepet kohë dhe hapësirë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera të #Kosovës për të numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre. #Votat e Kosovës2021”, thuhet në njoftim.