25-11-2024

Ambasadori i Kosovës jep lajme të mira nga Brukseli

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka postuar një fotografi të Komitetit të Parlamentit Evropian për Stabizilim Asociim, transmeton Indeksonline

“Me Raportin e Komisionit 2022 që vlerëson progresin e gjerë dhe të qëndrueshëm të bërë nga #Kosova gjatë vitit të kaluar (shumë kërkues dhe sfidues), tani jemi gati të ecim më tej dhe më shpejt në Agjendën Evropiane, dhe me mbështetjen që kemi nga parlamentarët e #BE – suksesi është i garantuar”, ka shkruar ai në Twitter.

 

“Diskutim i mirë dhe i sinqertë me delegacionin për marrëdhëniet me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën para takimit të 9-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit #BE-#Kosovë (KSA), që do të mbahet më 3-4 nëntor 2022 në Prishtinë”.

Kujtojmë se sot çështja e liberalizimit të vizave është temë diskutimi në Grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Presidenca çeke ka vendosur të vë në diskutim çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e Grupit punues të Këshillit Evropian. Kjo çështje diskutohet sot, më 13 tetor.

Diskutimi për Kosovën ka nisur nga ora 14:30. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.