20-04-2024

Ambasadorja Çitaku e krahason Rahovecin me Toskanën në Itali

“Nuk është Toskana kjo, është Rahoveci”, ka shkruar në gjuhën angleze, ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku mbi një fotografi të bukur të vreshtave të Rahovecit.

Kështu, nëpërmjet rrjetit social “facebook” e ka krahasuar Rahovecin me qytetin e bukur italian, Toskanën.

Çitaku ka apeluar për ta vizituar Kosovën.

Fotografinë e ka realizuar gazetari nga Rahoveci, Bekim Kabashi, i cili i pari e ka publikuar fotografinë.

“Nuk është zor me e ditë se ku është ky vend”, ka shkruar ai sipër fotografisë.

Asnjë koment

Comments are closed.