Amerikani Bennet Holley kalon te Ponte Prizreni
Klubet kosovare po vazhdojnë të përforcohen para edicionit të ri të Superligës në basketboll.
Një prej tyre është klubi basketbollistik i Ponte Prizrenit, e cila ka sjell edhe lojtarin e katërt të huaj.
Tashmë kjo skuadër ka prezantuar basketbollistin amerikan, Bennet Holley, alo-qendra ka qenë pjesë e Appalachian State University në NCAA1.
Basketbollisti është i gjatë 203 centimetra dhe pritet që të jetë njëri ndër përforcimet më kryesorë të ekipit bardhezi.
Njëkohësisht, basketbollisti Arbon Shala, ish-lojtar i Golden Eagle Yllit dhe përfaqësueses së Kosovës të grupmoshave deri 15 vjet.
Ndryshe, tashmë skuadra prizrenase në radhët e saja numëron katër basketbollistë të huaj.
Postimi i plote:
KB” PONTE – Prizreni”r

BENNET HOLLEY përfocimi i 4 dhe i fundit i huaj !
Bennet Holley është emri më i rri i skuadrës së Ponte Prizreni.
Aloja, Holley 203 cm per disa vite ishte pjesë e Appalachian State University në NCAA1 dhe pritet që të jetë njëri ndër përforcimet më kryesorë të ekipit bardh e zi….Shiko më shumë