Analisti i njohur nga Amerika: Thaçi do të dal i pafajshëm dhe do ta marr pushtetin për 20 vjet të tjera
Analisti kosovar në Amerikë, Bleron Baraliu ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, shkruan Gazeta Metro.
Baraliu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Thaçi do të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet që ta marr pushtetin për 20 vitet e ardhshme.
“Çka ka dilema, ne anen tjeter, eshte se sa do ta forcojne urrejtesit e UCK-se Thaqin me shoke, i cili, kur te kthehet nga Haga i pafajshem, ka per ta marr pushtetin edhe per 20 vjet te reja. Dhe ky, miq te mi, eshte oguri prej te cilit kemi rrezik — sepse Thaqi duhej lene i qete te pensionohej siq premtoi — jo nga titiste e bashibuzuke qe i gezohen nje goditjeje tranziente ndaj UCKse dhe luftes per liri.”, ka shkruar ai.
Statusi i plotë:
Per luftetaret e kauzes shqiptare, qe kane qene dhe gjithmone do te mbesin pakice e dukshme, sot eshte veq nje dhembje tipike qe lendon por nuk ndikon as nje grime ne perkushtim drejt drejtesise kulminante. Kauza ka per te ec perpara, dhe pakica e drejte ka per te fituar – per kete nuk ka dilema.
Cka ka dilema, ne anen tjeter, eshte se sa do ta forcojne urrejtesit e UCKse Thaqin me shoke, i cili, kur te kthehet nga Haga i pafajshem, ka per ta marr pushtetin edhe per 20 vjet te reja. Dhe ky, miq te mi, eshte oguri prej te cilit kemi rrezik — sepse Thaqi duhej lene i qete te pensionohej siq premtoi — jo nga titiste e bashibuzuke qe i gezohen nje goditjeje tranziente ndaj UCKse dhe luftes per liri./gazetametro.net