19-04-2024

Andin Hoti e quan të pavërtete dhe tendencioz lajmin për gjetjen e eshtrave të babait të tij

Djali i Ukshin Hoti, Andini i ka mohuar raportimet për gjetjen dhe rikthimin në Kosovë të eshtrave të babait të tij.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se lajmi është tërësisht i pavërtete.

“Nuk ka asgjë të vërtete prej asaj që shkruan në atë portal është ose keqkuptim ose tendencioz dhe kjo e dyta po me duket më shumë”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se ata ndoshta kanë mund t’i referohen një rasti tjetër pasi këtë javë do të riatdhesojnë 7 trupa dhe të gjithë janë të masakrës së Rezallës dhe se nuk ka të bëjë asgjë më babain e tij.

Ukshin Hoti është i zhdukur tash e më shumë se dy dekada. Hoti vlerësohet ndër intelektualët më të mëdhenj të kombit shqiptar./IO

Asnjë koment

Comments are closed.