21-11-2024

Ansambli “Lidhja e Prizrenit” merr pjesë në festivalit ndërkombëtar në Vlorë

Ansambli ” Lidhja e Prizrenit ” do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të folklorit “Aulona Inter Folk” që mbahet në qytetin bregdetar të Vlorës, prej 12 deri 15 maj 2018.  Festivali organizohet nga Qendra kulturore “Aulona” në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës dhe Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.

Këtë vit festivali shënon edicionin e 10-të. Në këtë jubile, sipas paralajmërimeve do të marrin pjesë disa shtete si: Kosova, Sllovakia, Letonia, Kina, Italia, Greqia, Bullgaria dhe nikoqiri,  Shqipëria.

Sipas Jeton Qaflleshit, drejtor i Ansamblit “Lidhja e Prizrenit”,  ky ansambël do të jetë përfaqësuesi i vetëm nga Kosova. “Në këtë edicion jubile, Ansambli është i përgatitur në mënyrën më të mire të mundshme me pika koreografike te valleve nga qyteti i Prizrenit me rrethinë, si dhe me ato nga vendi”, tha ai, shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”.

Sipas tij,  si në çdo aktivitet kulturor edhe kësaj radhe AKV “Lidhja e Prizrenit ” pritet të dëshmohet me vlera kulturore dhe artistike si në arenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Falë punës se madhe që bëhet, me përplot 12 vite i gjithë ky rezultat është arritur falë punës së madhe të të gjithë anëtarëve dhe kryesisë së ngushtë. /gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.