Antidroga gjen dhe sekuestron rreth 100 kilogram drogë, arreston dy persona
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Antidrogës ka realizuar në mesditë një operacion të koduar me emrin “Kalaja”
Operacioni policor është realizuar në një qendër tregtare në rr. Magjistrale Pejë-Deçan dhe ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar.
Pas kryerjes së arrestimeve është vazhduar me bastisje dhe deri në këtë fazë në fshatin Raushiq të Pejës janë gjetur rreth 100 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
Bimët kanë qenë të kultivuara në oborrin e një fermë në afërsi të një shtëpie në fshatin Raushiq dhe sasia e tyre është 213 bimë.
Policia e Kosovës, nën dyshimet e ngritura, operacionin policor e ka vazhduar me bastisje/kontroll edhe në fshatin Barilevë të Prishtinës, ku po ashtu është gjet një sasi e vogël si substancë e dyshuar narkotike.
Po ashtu janë sekuestruar edhe 4 vetura të ndryshme si mjete të veprës penale.
Në vendin e ngjarjes kanë dal prokurori kompetent, si dhe forenzika e PK-së për procedura tjera të nevojshme.
Rasti mbetet të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës dhe Prokuroria Themelore në Pejë.