Momenti tragjik kur në Ksamil Jet Car godet skafin e Policisë Kufitare
Një aksident i rëndë detar është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Gjirin e Ksamilit, ku sipas informacioneve një mjet lundrues (Jet Car) është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës.
Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima është Albiano Kreçi, rreth 22-vjeç, banor i Ksamilit. Pas aksidentit, mjeti lundrues (Jet Car) u fundos.

