Anulohen në tërësi votat për partitë boshnjake në shtatë komuna
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar pjesërisht ankesat e paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokrastska Stranka lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit.PZAP ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në këto komuna: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaqanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë.
Lexo edhe:
Po ashtu PZAP ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic dhe Koalicionit VAKAT.
Për subjektin politik Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic i janë anuluar votat në Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.Për Koalicionin VAKAT i janë anuluar votat në Leposaviq.