27-06-2022

Anulohet konkursi për drejtor të gjimnazit dhe çerdhes së Prizrenit

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren, ka njoftuar zyrtarisht për anulimin e Konkursit për drejtor në dy institucione arsimore të komunës, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas njoftimit, anulimi është bërë për pozitën, drejtor të gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe atë të çerdhes “Zambaku” në Prizren.

Njoftimi është publikuar edhe në ueb faqen e zyrtare të Komunës së Prizrenit, me arsyetim se kandidatët të cilën kanë aplikuar nuk i kanë plotësuar kushtet sipas nenit 8 të UA për pozitën përkatëse.

Portali “Gazeta e Prizrenit” një ditë më parë përmes një shkrimi ka paralajmëruar anulimin e Konkursit për gjimnazin “Gjon Buzuku”.  Në DKA dhe Inspektoratin e Arsimit në Prizren, tashmë ka ankesa për parregullsi ndaj procesit, sidomos gjatë pranimit të dokumentacionit, ndërsa sa i përket gjimnazit, njëri nga aplikantët ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore të Prizrenit – Departamenti për Krime të Rënda.

Ndryshe, dy javë më parë, nga DKA ka pasur anulim të konkursit për drejtorë për 25 shkolla të tjera, derisa në 5 shkolla janë anuluar pozitat për zëvendësdrejtorë. Në këto raste është rishpallur konkursi.

Njoftimi i plotë për anulimin e fundit të konkursit:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lexo edhe :

A është anuluar Konkursi për drejtor të gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren?

Asnjë koment

Comments are closed.