Apeli në Hagë ia ul dënimin Pjetër Shalës
Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vendosur ta ndryshojë dënimin e mëparshëm ndaj Pjetër Shalës, duke anuluar dënimin prej 18 vjetësh dhe duke caktuar një dënim të ri prej 13 vjetësh burgim.
Ky vendim i Apelit është marrë pas shqyrtimit të ankimit dhe argumenteve të palëve, duke rishikuar provat.
Shala e ndoqi leximin e aktgjykimit përmes video-konferencës./Indeksonline/