Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidroregjioni Jugor’ ka njoftuar se për shkak të rritjes enorme të konsumit të ujit dhe keqpërdorimeve të tij, njësia në Suharekë është e detyruar të bëjë reduktime te ujit.
Sipas njoftimit, kjo ndërmerret me qëllim që të bëhet një shpërndarje sa më e mirë e ujit. Aplikimi i reduktimeve ka filluar të aplikohet nga data 01.07.2019, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
“Lusim të gjithë konsumatorët që në raste të temperaturave të larta të mos e keqpërdorin ujin e pijes dhe ta shfrytëzojmë në mënyra sa më racionale, po ashtu kërkojmë të realizoni borxhet e papaguara si dhe faturat rrjedhëse, me qëllim që të mundësoni realizimin e furnizimit të rregullt dhe sa më cilësorë me ujë të pijes, sepse vetëm në këtë mënyrë Ju mund të kontribuoni në cilësinë e shërbimeve tona”, thuhet në njoftim.
Reduktimet do të realizohen sipas këtij orari: