Aplikoi 66 herë për një vend pune – Babai rrëfen se si vajza mori rrugën për mërgim pasi nuk u punësua në Kosovë
Mimoza Kastrati është mësuesja për të cilën nuk ka pasur vend të punës në Kosovë dhe kjo jo për shkak të përgatitjes së saj profesionale.
Pasi përfundoi studimet, Mimoza aplikoi jo një herë, e as dy, por rrumbullak 66 herë për punësim si mësimdhënëse, raporton Indeksonline.
Në një intervistë për Indeksonline, babai i Mimozës, Sahiti, ka thënë se si vajza e tij është zhgënjyer dhe i është dashur të shkojë në mërgim.
“Si familje jemi të thyer në zemër sepse nuk i kemi përgatitë fëmijët për gurbet. Nuk i kemi përgatitë fëmijët me ikë nga atdheu, por me punu në atdhe dhe për atdhe. Fatkeqësisht, Mimoza u mërzit!”, ka thënë mes të tjerash Sahiti.
Sipas tij, Mimoza është një vajzë e dashur, me shumë vullnet dhe dashuri për mësimdhënien dhe nxënësit.
“Mimoza vërtet u maltretu për tri vite. Në këto tri vite me radhë, 66 herë ka shku nëpër intervista, duke apliku në tri komuna: Malishevë, Drenas e Klinë. I ka ra 66 herë me u intervistu. Neve na ka bë faqebardhë sepse çdo herë, në testim me shkrim, ka dalë e para”, shtoi Kastrati.
Ai tha se për herë të fundit, Mimoza shkoi për intervistë në Fushë-Kosovë, por që as aty nuk u pranua. Kjo gjë e ka demoralizuar më së shumti të bijën e tij.
Më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e plotë të tij.