Arben Gashi e parashikon rrëzimin e Qeverisë Kurti 2
Ai tha se koha e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një qeverisje komode ka skaduar.
Gashi shtoi se në këtë kohë do të ketë ngritje të opozitarizmit dhe pritet që të ketë rënie të Qeverisë, sepse siç është shprehur ai ka lëvizje brenda koalicionit dhe pakënaqësi në mes deputetëve të VV-së.
“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, ka thënë Gashi.
“Ideja e LDK-së ka qenë që të shikohet stabiliteti i Qeverisë Kurti 2, deri në zgjedhjet lokale ka qenë ideja që të vështrohet, në mënyrë që të rikthemi dhe të stabilizohemi. Ne jemi munduar të jemi pro aktiv dhe propozues, por asnjë nuk e ka marrë Qeveria e Kosovës, 58 propozime i kemi bërë në formë dokumentesh dhe rezolutash”, tha ai në Debat Plus. /GS