25-04-2024

Kosova nënshkruan marrëveshje 200 milionëshe me MCC-në në Washington

Në Uashington është nënshkruar marrëveshja 236 milionëshe mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe shefja Ekzekutive e MCC-së, Alice Albright

.

Në fjalën e saj, Albright tha se komponenti kryesor është investimi në ruajtjen e baterive në shkallë të gjerë, e cila, sipas saj, do të rrisë fleksibilitetin e rrjetit energjetik të vendit dhe do të zvogëlojë koston e sigurimit të energjisë.

Për marrëveshjen, presidentja Osmani tha se ShBA-ja po vazhdon ta mbështesë Kosovën dhe, sipas saj, është koha që të hartohen politika më të mira për t’u përballur me situatën energjetike.

“Marrëveshja me MCC-në është investimi më i madh në dekada me radhë, që do të na ndihmojë që të përballemi me krizën. Marrëveshja na afron drejt një sistemi të energjisë drejt nevojave të së ardhmes”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

Për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në, foli edhe kryeministri Kurti, i cili tha se “strategjia jonë e energjisë shkruan rrugën tonë drejt një të ardhmeje të dekarbonizuar. Ky program kompakti është esencial, jemi duke punuar intensivisht për të garantuar një furnizim me energji, që është i përballuar për të gjithë”./Klankosova.tv/ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.