24-11-2024

Ardhja e bashkatdhetarëve, kaq janë pritjet në kufi

Ardhja e mërgatës për festat e fundvitit bën që të rritet numri i fluturimeve dhe të shtohen kolonat në pikat kufitare.

Kontrolla në pikëkalime dhe fluksi i madh ka bërë që te Dheu i Bardhë pritjet të jenë deri në 3 orë e 20 minuta.

Tri orë po zgjatë pritja edhe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë.

Indeksonline raporton se kolona te Dheu i Bardhë është deri në 550 metra e gjatë, ndërkaq te PKK Muçibabë është 600 metra.

Në anën tjetër, në Merdarë ka më pak pritje (deri në 30 minuta), ashtu si edhe në Bërnjak (deri në 10 minuta).

Pikat tjera kufitare janë të lira plotësisht.

Më poshtë gjeni përditësimin e fundit lidhur me kohëzgjatjen e pritjes nëpër pikat kufitare.

 

Asnjë koment

Comments are closed.