Ariani ishte djali i vetëm i Nexhat Dacit, poetja rrëqeth me kujtimin e saj për djalin e ‘hasretit’
Pas humbjes së jetës së Arian Dacit, e ka kujtuar edhe poetja, Naime Beqiraj.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se Ariani ishte djali i vetëm i familjes Daci, derisa e ka kujtuar edhe kohën kur kishte banuar në shtëpinë e babait të Arianit, Nexhat Dacit.
I qetë, i edukuar, djalë hasreti të cilit as zëri nuk i ndihej në shtêpinë e madhe katërkatëshe në Velani.
Arian Daci ishte vetëm 11 vjeç kur prindët e tij Akad. Nexhat Daci dhe zonja Zinete Daci më kishin zgjedhur (me propozim të Bekim Lumit) të banoja në shtëpinë e tyre. Ishte viti 1990 dhe kur i larguan studentët nga konviktet dhe qytetarët e Prishtinës i kishin hapur dyert e zemrat për ne.
Familje për lakmi, mikpritëse sa ndjehesha si pjesë e tyre; vajza që mësonin me zell Edi Daci-Prapashtica dhe Majlinda, plot hir e dituri e plot ambicje.
Ariani, më i vogli të cilin e quaja ‘zotëriu i vogël’ ishte aq modest e aq urtak sa më lart na dëgjohej zëri i ne të rriturve se sa i Arianit 11 vjeç.
Sa herë e pyesja diçka për shkollê, gjithmonë përgjigjjen e shoqëronte me një buzëqeshje që i mbetej gjatë në fytyrë.
I tillë do të mbetesh nê kujtesë Arian. Bjeshkën e deshte dhe i dhe frymën tënde të fundit, buzëqeshjen, shpirtin rinor.
Të fortë e le pas dhimbjen
E paç të përjetshme paqen