16-04-2024

Ariu në rrugët e Lybeçevës (VIDEO)

Rreth orës 09:30 minuta të ditës së sotme, disa persona të cilët lëvizinin me automjetin e tyre në një nga rrugët lokale të fshatit Lybeçevë, kanë hasur në një ari të ri , siç mund ta shikoni në këtë video që e kanë realizuar këta qytetarë, të cilët edhe na kanë dërguar xhirimet. Këta qytetarë thonë se, arushin e ri e kanë lënë të lirë dhe i cili është larguar drejt pyellit. Ndryshe, këtë vit numër i madh i arinjve janë duke lëvizur në afërsi të vendbanimeve të ndryshme, duke mbjellur frikë tek popullata, por edhe duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme në radhë të parë blegtorëve të ndryshëm./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.