26-04-2024

Arjeta Uzunaj, furrtarja nga Hasi, autore e romanit në kroatisht

Arjeta Uzunaj, me prejardhje nga fshati Gjonaj i Hasit, e cila është me banim në qytetin e Vinkovcit në Kroaci, këto ditë pritet ta botojë librin e saj të parë në gjuhën kroate me titull “Engjëlli me krahët e thyer”.

Libri është roman që temë ka dhembshurinë e dashurisë. 32 vjeçarja nga Hasi, në Vinkovc ushtron profesionin e furrtares, por shkrimin e ka pasion. Arjeta Uzunaj, përveç prozës shkruan edhe poezi.

Në Kroaci ka mbaruar dhe një kurs rrobaqepësie, profesion të cilin nuk e ushtron.

Romani i saj “Engjëlli me krahët e thyer”, është libri i saj i parë që pritet këto ditë të botohet në gjuhën e vendit ku jeton, të cilin shpresojmë se së shpejti ta kemi edhe në gjuhën shqipe./zeriishqiptarit

Asnjë koment

Comments are closed.