10-10-2024

Arkivi i Lumbardhit paraqet “Kujtimet e Kosovës” në festivalin e Berlinit

Më datë 19 shtator, Bengi Muzbeg dhe Nafis Lokvica së bashku me disa nga themeluesit platformës ARchipelago, Clarissa Thieme, Kaya Behkalam do të jenë pjesë e festivalit për arkivin e filmit “Arsenal” në Berlin, njoftoi faqja Lumbardhi percjell Gazeta e Prizrenit.

Muzbeg dhe Lokvica do të paraqesin pjesë të Arkivit Publik të Lumbardhit me koleksionin e familjes Lokvica, që zë fill prej vitit 1975 e vijon der në vitet ‘99 duke paraqitur rituale, aktivite kulturore dhe shoqërore si dhe dokumentime të dorës së parë të luftës në vitin 1999 dhe tensionet e mëtejshme.

E gjithashtu do të flitet më në detaje lidhur me procese dhe arkiva të tjera të Arkivit Publik të Lumbardhit pamje nga të cilat mund t’i shihni dhe në këtë postim.

Instituti për Film dhe Video “Arsenal” në Berlin zhvillon për të tretin vit radhaz Archival Assembly nën temën Resounding Archives: The Politics of Listening to the Moving Image me fokus në kuptimin e tingullit dhe gjuhës në arkivimin dhe paraqitjen e historisë së filmave ndërkombëtarë.

Programim synon të vërë në pyetje dominancën e imazhit në studimin e mediumit të filmit gjë që ndikon në diskutimet mbi trashëgiminë e filmit.
Nëse jeni në Berlin, ju ftojmë të ndiqni këtë panel që do të mbahet në Sinema Trastopia, më 19 shtator prej orës 15:00.

Asnjë koment

Comments are closed.