04-12-2024

Armë dhe vegla pune vidhen në një shtëpi në Lubizhdë të Prizrenit

Dy armë dhe disa vegla pune janë vjedhur në një shtëpi në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin e Policisë, thuhet se një person i komunitetit boshnjak dje  ka raportuar se persona të panjohur,  kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie, për të cilën ankuesi është mbikëqyrës  i saj, pasi viktima jeton dhe punon në Zvicër.

“Sipas ankuesit nga shtëpia e  janë vjedhur vegla pune si dhe dy armë: një pushkë gjuetie dhe një revole, për të cilat viktima posedon leje përkatëse, thuhet në raport.

Rasti është nën hetime./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.