19-05-2024

Valentina nusja nga Prizreni e cila mori zemrat e të gjithë nesh, ajo bëri tani këtë veprim

Ajo është tashmë ndër nuset më të njohura për publikun tonë.

Quhet Valentina Elshani dhe është dizenjatore e modës, gjithashtu punon edhe si mësimdhënëse.

Valentina është dizajnere e diplomuar, vajzë e zonja, që ia ka dalë suksesshëm në profesion, por edhe në jetën private

Valentina u aktualizua pas lidhjes, fejesës e martesës me një djalë të quajtur Mahmut Tarashaj, i cili nga një aksident mbeti me aftësi të kufizuara.

Marrëdhënia e Valentines dhe Mahmutit është mediatizuar shumë, si një shembull i asaj se dashuria nuk njeh kushte, rrethana, pika të forta apo të dobëta.

Valentina sot ka postuar një foto mjaftë personale, ku shihet përkrah bashkëshortit të saj. Dizajnerja e modes, që njëherit është shndërruar në një nga nuset më të famshme në Kosovë, foton e ka shoqëruar me mbishkrimin “Qetësia e shpirtit”.

Në stinën e verës më së shumti të rinjtë kurorëzojnë dashuritë e tyre me martesë. Secili në mënyrën e vet, duke tentuar që të lejnë vepra të cilat me emocione do të mund t’i kujtojnë më vonë. Viti 2018 ka qenë një vit i ngjeshur sa i përket martesave në Prizren, shkruan 04 Online. Por, ne ju kemi sjellur dasmën e këtij viti e cila do të mbahet mend për shumë vite dhe për shumë arsye. Dy të ri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre të cilën e kanë ushqyer me respekt, mirësjellje e harmoni ndër vite. Bëhet fjalë për Mahmut Tarashaj dhe Valentina Elshani – Tarashaj.

Ju kujtojmë se Mahmuti ka patur para disa viteve një aksident, nga i cili ka mbetur në karrocë. Por angazhimi i tij në fusha të ndryshme nuk ka munguar. Ka organizuar mbrëmje muzikore, ka menaxhuar këngëtar dhe ka realizuar disa biznese. Ndërsa Valentina është e njohur në fushën e modës, shkruan 04 Online.

Ne jo rastësisht e kemi quajtur si dasmën e vitit 2018, pasi çifti në vazhdimësi ka përcjellur një mesazh që aty këtu i ka munguar shoqërisë sonë, pra që të gjendemi në të mirë e në të keq pranë atyre që i duam dhe na duan. Këtë e kanë dëshmuar Mahmuti me Valentinën. Çdoherë pranë njëri tjetrit, çdoherë për njëri tjetrin derisa janë bërë model për të rinjtë tjerë.

Asnjë koment

Comments are closed.