Mbrëmë në sheshin e Tetovës, u zhvillua një mbrëmje e pasur sportive para një numri të madh shikuesish.
Pjesë e këtij spektakli ishte edhe boksieri prizrenas, Armend Xhoxhaj, i cili ka zhvilluar meçin e tij të tretë në boksin profesionist. Ai para vetës kishte një kundërshtar aspak të lehtë nga Rumania, George Danut, mirëpo Xhoxhaj ia doli që këtë meç ta kryej para kohe, qysh në raundin e dytë, duke ë dërguar në dysheme rivalin e tij rumun.
Në fillim të meçit, Xhoxhaj u tregua i kujdesshëm, ndërsa më pas mori situatën në dorë, duke mos i lënë mundësi rumunit Danut, që t’i jep ndonjë goditje. Pas mbizotërimit të ring në raundin e parë, në të dytin Xhoxhaj ishte edhe më i efektshëm , duke plasuar në drejtim të kundërshtarit goditje të fuqishme dhe të njëpasnjëshme, gjë që e detyroi boksierin rumun të dorëzoj meçin para kohe, me fitore të Xhoxhajt.
Prej se ka kaluar nga boksi amator në atë profesionist, prizrenasi Armend Xhoxhaj, ka bilanc fantastik duke arritur 3 fitore në po aq meçe të zhvilluara./tvprizreni/