Arratiset një i burgosur nga Dubrava
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është arratisur një i burgosur nga Pavijoni Gjysmë i Hapur në Dubravë.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka njoftuar se i burgosuri ishte i dënuar me një vit burgim për vjedhje të rëndë. Për rastin është njoftuar edhe policia.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 23:00, i burgosuri H.T është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Q.K Dubravë. H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale; vjedhje e rëndë”, thuhet në komunikatë. /Express