Arrest shtëpiak prizrenasit me iniciale O.I. për kanosje me armë
Prizreni, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, kanosje dhe veprës penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit me iniciale O.I. nga Prizreni, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, kanosje dhe veprës penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se me datën 16.01.2019, rrethe orës 03:00 në parkingun e një restoranti që gjendet në fshatin Landovicë të Prizrenit, më përdorim të armës me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, ndaj të dëmtuarve me iniciale A.Ç, nga Prizreni dhe V.D. nga fshati Korishë, Komuna e Prizreni, seriozisht kanos të dëmtuarit e lartpërmendur.
“Pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarit me iniciale A.Ç. dhe R.S., aata dalin jashtë lokalit në fjalë, e vazhdojnë konfrontimin verbal dhe për një moment i pandehuri e nxjerr pistoletën dhe ia drejton të dëmtuarve, duke i shkaktuar këtyre të fundit ankth, frikë dhe pasiguri”.
Sipas Gjykatës, me datën e njëjtë rreth orës 22:00, në Prizren i pandehuri me iniciale O.I. seriozisht kanos të dëmtuarin me iniciale R.S nga Dragashi me privim nga jeta, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshje të shpeshta ndërmjet tyre të cilat kanë filluar nga data 16.01.2019 pasi të njëjtit janë bashkëpunëtorë të restorantit “Xheki”, të njëjtin e merr në telefon i drejtohet me fjalë kërcënuese, duke i shkaktuar të dëmtuarit frik ankth dhe pasiguri./GazetaePrizrenit.net