18-05-2024

Arrest shtëpiak profesorit që dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur në Korishë të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me iniciale F.U., nga fshati Korishë Komuna e Prizrenit, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ngacmimi seksual.

“Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit, 30.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 29.11.2019”, thuhet

Në njoftim, thuhet se gjykata bën të ditur se ngacmimi seksual ka ndodhur ndaj një të miture dhe i dyshuari, është profesor i një shkolle të mesme.

“Qëndrojnë bazat ligjore për caktimin e arrestit shtëpiak nga neni 183 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2. në lidhje nenin 187 par me pikën 1.2.3 të KPPK-së, për shkak të peshës së veprës penale – në këtë rast kemi të bëjmë me vepër penale mjaft të rëndë e drejtuar ndaj viktimës së mitur, karakteristikat personale të pandehurit i cili me profesion është profesor i shkollës së mesme si dhe kujdestar i klasës të cilës i përket edhe viktima e mitur dhe përkundër rolit të tij si profesor i njëjti dyshohet se është përfshirë në veprën penale të lartcekur, kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, përfundon ai.

Asnjë koment

Comments are closed.