Arrestim për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale
Dy të dyshuar janë arrestuar dje në Prizren, për shkak se nuk i janë bindur urdhrave të policisë për t’u ndalur.
Sipas policisë, gjatë verifikimit ka rezultuar se njëri nga të dyshuarit ishte duke vozitur pa patentë shofer, ndërsa i dyshuari tjetër kishte thyer masën e arrestuar shtëpiak.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetrit i është vazhduar masa e paraburgimit./GazetaePrizrenit.net