19-04-2024

Arrestime në katër lokacione për narkotikë në Prizren

Policia ka njoftuar se katër persona janë arrestuar dje në katër raste të ndara në Prizren, për shkak të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike, raporton Gazeta e Prizrenit.

Raporti i plotë i policisë:

Rr. “Ali Ibra”, Prizren 12.12.2019-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij janë gjetur dhe janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 101.7 gramë, një grinder, një peshore, para 30 euro dhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rr. “Zybejda Hanëm”, Prizren 12.12.2019 – 08:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 94.1 gramë dhe një telefon celular. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull K/Shqiptar nga i cili janë konfiskuar 35 qese plastike me gjithsej 27.01 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilat ia kishte dhënë për t’i ruajtur i dyshuari i parë. I dyshuari i dytë pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Muharrem Bajraktari”, Prizren 12.12.2019 – 08:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.9 gramë. Me urdhër të prokurorit i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Selver Maqkaj”, Prizren 12.12.2019 – 08:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.81 gramë. Me urdhër të prokurorit i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.