Arrestime për posedim narkotikësh në Prizren

Dy të dyshuar  (K-Shqiptarë) janë arrestuar në Prizren, për shkak të posedimit të substancave narkotike.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atyre u janë gjetur dhe konfiskuar një qese me fara të dyshuara Kanabis Sative, dy bimë kanabis Sativa dhe rrizlla.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/