Arrestimet në Prizren: Policia tregon për armët, paratë e barnat e gjetura në vlerë 20 mijë euro
Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer dje një aksion policor në Mamushë, rajoni i Prizrenit, ku janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për narkotikë e organizim të grupit kriminal.
Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se gjatë bastisjes në pesë lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar katër armë të ndryshme, 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 €, 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 000€ si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin.
“Lidhur me rastin është raportuar se me 29.07.2024 janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura. Gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: katër armë të ndryshme , 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 €, 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 000€ si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Lexo edhe:
LDK në Prizren: Mashtrimi i Shaqir Totajt për ujin e pijes, ndër dështimet e shumta