30-03-2025

Arrestimi i Gzim Pulajt | Gjykata zbardh detaje për grabitjen e marketit në Nashec, tre vite pas ngjarjes

Policia e Kosovës ka vënë nën pranga Gzim Pulajn, i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për grabitje dhe vjedhë të rëndë të ndodhur në një market në Nashec të Prizrenit. Gjykata Themelore e Prizrenit kishte urdhëruar arrestimin e të dënuarit Gzim Pulaj, i cili nuk ishte paraqitur vullnetarisht për vuajtjen e dënimit. Ai është kapur të mërkurën nga policia në Prizren dhe do të dërgohet në institucionin korrektues për të ekzekutuar dënimin e shqiptuar ndaj tij, transmeton IndeksOnline.

Sipas Aktgjykimit PKR.nr.127/2022, Pulaj ishte shpallur fajtor më 5 shtator 2022 nga Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prizrenit për veprën penale të grabitjes në bashkëkryerje, bazuar në nenin 329, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gzim Pulajt, i ishte shqiptuar dënimi prej 3 vjet e 6 muaj burgim dhe gjobë prej 2.000 eurosh.

Nga provat e administruara në gjykim, rezulton se më 12 qershor 2022, rreth orës 23:30, në fshatin Nashec të Prizrenit, Gzim Pulaj, në bashkëkryerje me dy persona të tjerë, kishte hyrë në një market me qëllim grabitjeje.

I armatosur me një thikë, ai kishte kërcënuar punëtorin e marketit dhe kishte detyruar atë t’i dorëzonte shumën prej 600 euro nga arka e pagesave.

1Pas kryerjes së aktit, të akuzuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të zezë, por më pas ishin identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

Meqenëse Gzim Pulaj nuk kishte respektuar ftesën e gjykatës për t’u paraqitur për vuajtje të dënimit, autoritetet kanë ekzekutuar urdhër-arrestin dhe ai tashmë është në pritje të transferimit në qendrën e vuajtjes së dënimit./IO

Asnjë koment

Comments are closed.