22-11-2024

Arrestimi për fajde: Dyshohet se i dhanë 120 mijë € dhe kërkuan rreth 250 mijë në këmbim

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitet relevante policore, ka zhvilluar të enjten një operacion të gjerë policor në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, që rezultoi me disa të arrestuar, si anëtarë të një grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde. Të dyshuarit janë përfshirë edhe në veprat penale “Detyrimi” e “Rrëmbim” dhe tashmë është lëshuar urdhër për ndalimin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi mbrëmë ekskluzivisht se njëri nga të arrestuarit është Idriz Hajrizi, ndërsa në mesin e të arrestuarve, burimet e Sinjalit thonë se janë arrestuar edhe një grua dhe djali i saj.

Sipas informacioneve të para, grupi kriminal ka kërkuar në total rreth 250 mijë euro, për më pak se 150 mijë euro që janë dhënë me fajde.

Arrestimi i Hajrizit dhe disa të dyshuarve të tjerë u realizua në një kafeteri në Pejë, ndërsa bastisjet u zhvilluan në disa lokacione të ndryshme.

Policia e Kosovës ka publikuar video nga operacioni:

 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.