Arrestohen 21 persona, shtatë në Prizren
Policia e Kosovës ka ndalur 21 persona, të cilët nuk respektuan masat e marra nga Qeveria e Kosovës gjatë pandemisë.
9 raste janë raportuar në kryeqytet, derisa në Gjilan, është ndaluar vetëm 1 person.
Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, 7 persona janë ndaluar në Prizren, 1 në Pejë, 2 në Mitrovicën e Jugut dhe një te Departamenti i Kufirit.
Masat që janë ndërmarrë kundër tyre, nuk janë sqaruar.
Në Kosovë, më 4 maj ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave të izolimit kundër koronavirusit.
Orari i lëvizjes së qytetarëve është rritur nga një orë e gjysmë në ditë, në tri orë, ndërsa disa biznese janë lejuar të rihapen.