Arrestohen disa persona në Mitrovicë, ishin në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, ka arritur të arrestoj disa persona që ishin në kërkim ndërkombëtar.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se FAST KOSOVA ka zhvilluar një aksion në qëndren tregtare në ETC në Mitrovicë, me ç’rast ka arrestuar disa persona që ishin në kërkim të drejtësisë.
Gjithnjë, sipas këtij burimi, një nga të arrestuarit është F. L i dënuar me 15 vite për trafik ndërkombëtar droge nga shteti italian.