05-05-2024

Arrestohen dy gra në Prizren, sulmuan të miturin e më pas edhe policët

Në Prizren janë arrestuar dy gra pasi që e kanë sulmuar fizikisht një të mitur, e më pas edhe policët.

“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht një të mitur, ku më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Dy të dyshuarat dhe dy zyrtarë policorë, një mashkull dhe një femër kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.