25-04-2024

Arrestohen dy persona në veri, u konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

Dy persona janë arrestuar në Veri, në Komunën e Leposavicit.

Atyre pasditen e djeshme rreth orës 20:50, iu gjetën rreth 4 kilogramë marihuanë në veturë.

”Zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, më 24.03.2023, rreth orës 20:50, gjatë realizmit të detyrave, në fshatin Joshanicë të Leposavict, kanë ndaluar për kontroll dy vetura.

Veturat drejtoheshin njëra nga një mashkull serb-kosovar dhe tjetra nga një serb i Serbisë.

Në veturën me targa kosovare, që drejtohej nga M.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë. Sasia e substancës së konfiskuar 4240 gramë.

Drejtuesi i veturës tjetër N.J., viti i lindjes 2002, mashkull shtetasi i Serbisë, dyshohet se ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e lëndëve narkotike.

Për rastin është njoftuar Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Mitrovicë Veri, të cilët kanë dalë në vend-ngjarje. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me akt-vendim nga ai, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.