12-05-2024

Arrestohen dy persona në Vërmicë, ishin duke transportuar ilegalisht katër afganë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Vërmicë.

Të njëjtit janë hasur duke transportuar katër shtetas nga Afganistani.

Rasti ka ndodhur më 28 mars, rreth orës 21:25.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit me veturën e tyre janë hasur duke transportuar katër shtetas nga Afganistan. Vetura është konfiskuar ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Asnjë koment

Comments are closed.