29-04-2024

Arrestohen dy persona nën dyshimin për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

Nën dyshimin për vjedhje grabitqare dhe armëmbajtje pa laje, Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar dy persona në fshatin Mleqan në Komunën e Malishevës, pasi të njëjtit në ikje ishin kapur nga banorët e fshatit.  Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit me forcë kanë depërtuar në brendinë  e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari  dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme rreth 7000 euro”, thuhet në raport.

Sipas policisë, të njëjtit në ikje janë kapur nga banorët e fshatit, ndërsa si prova materiale u kanë sekuestruar: një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, 1 mijë e 400 euro para të gatshme dhe disa stoli ari.

Tutje, në raport bëhet e ditur se afër vendit të ngjarjes është gjete një pistoletë me tre fishekë, e cila dyshohet se ishte përdorë në rast nga të dyshuarit, një gëzhojë fisheku dhe disa stoli ari.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet, thuhet në fund të raportit. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.