20-04-2024

Arrestohen dy persona për armëmbajtje dhe disa vepra penale

Hetuesit policorë të Stacionit Policor Suharekë, sot pas një aktiviteti hetimor, kanë identifikuar dy persona për përfshirje në veprat penale: mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘importi, eksport, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse’, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Policia ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit: F.G. dhe  SH.M.

Si prova materiale tek i mituri, policia ka gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta, dy karikatorë dhe dy fishekë.

Në fshatin Studenqan të Suharekës, tek i dyshuari F.G., janë gjetur dhe sekuestruar: dy pushke automatike, një karabinë, dy pistoleta, treqind e katër (304) fishekë kalibra të ndryshëm, një shufër metalike, pesë karikatorë (dy të AK 47 dhe tre të pistoletave) dhe nëntë (9) krehër fishekë.

Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 gjegjësisht 24 orë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.