11-05-2024

Arrestohen dy persona për manipulim të votave

Prokuroria Speciale e Kosov njofton se janë arrestuar dy persona për keqpërdorim me vota.Të dyshuarit janë me iniciale A.K dhe S.M, përcjellë Gazeta Blic.Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme (09 mars 2021), ka ndaluar dy persona me inicialet A.K dhe S.M, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211 dhe “Dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 të KPRK-së.

Po ashtu, Prokurori i shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë.

Gjithashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.

Asnjë koment

Comments are closed.