19-05-2024

Arrestohen dy persona, sekuestrohen dy armë në Malishevë

Stacioni Policor në Malishevë, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.
Sipas njoftimit të Policisë, në rastin e parë, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit A.H., shtetas i Republikës së Kosovës në fshatin Llapqevë-Malishevë.
Gjatë kontrollit është gjetur një pushkë automatike AK47, një karikator, tri gëzhoja dhe dhjetë copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të pa autorizuar.
“Në rastin e dytë është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Bellanicë-Malishevë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin A.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri. Në posedim të të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë dhe tri gëzhoja”, ka njoftuar Policia./BpD

Të ngjajshme

Asnjë koment

Comments are closed.