21-09-2024

Arrestohen dy zyrtarë të lartë të Komunës së Suharekës

Enver Shabani drejtor i Shërbimeve në Suharekë dhe Berat Kabashi zyrtar në drejtorinë e shërbimeve publike/menaxher i kontratës janë arrestuar sot nga policia.

Të njëjtit dyshohen se kanë përfituar nga detyra e tyre duke shkelur ligjin e Prokurimit Publik.

Gazeta Insajderi kishte raportuar në prill se ishte hapur tenderi për ndërtimin e disa rrugëve në fshatin Mushtisht, ani pse për të njejtat rrugë ishte lidhur kontrata në vlerë prej 72 mijë eurove vitin e kaluar.

Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugëve: Rexhep Velia, Molika , Shaljanët, Tafa, Ilaz Shala, Gentiana, Haxhi Shania, Avdyl Aga, Jetush Shala dhe Kovaqi.

Saktësisht me datën 17 maj 2022, Komuna e Suharekës kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej 72 mijë e 213 eurove për ndërtimin e rrugëve të përmendura më sipër.

Asnjë koment

Comments are closed.